Sule rezulton pozitiv në testet e Covid-19 – Gjermania e dërgon në karantinim
Mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë dhe skuadrës së Bayern Munich, Niklas Sule, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka njoftuar se një lojtar i skuadrës së Gjermanisë ka rezultuar pozitiv me virusin korona, përcjell Periskopi.
Ai dhe katër anëtarë tjerë që kanë kontaktuar me të janë urdhëruar që të izolohen menjëherë.
BILD raporton se i infektuari është anëtari i Bayern, Sule, i cili ndonëse pa simptoma, po i përmbahet izolimit.
Sule ishte i vaksinuar me dozën e kërkuar të vaksinave. /Periskopi/