Lajme të këqija nga kampioni i madh, Marquez po përballet me dëmtimin e 2011 – i paralizohet nervi

Lajme të këqija nga kampioni i madh, Marquez po përballet me dëmtimin e 2011 – i paralizohet nervi

Marc Marquez është një nga pilotët më të pafat të këtij sezoni në Moto GP.

Kampioni i shumëfishtë, i cili dominoi pistat e Moto GP në vitet e fundit, këtë edicion u përballë me shumë lëndime.

Një aksident që i dëmtoi shpatullën e përcolli përgjatë gjithë sezonit, duke mos e lënë të jetë konkurrent i denjë.

Si të mos mjaftonte ky dëmtim, së fundmi, spanjolli ka marrë lajme tejet të këqija, duke u njoftuar se do të përballet me një lëndim që e mundonte edhe në vitin 2011, përcjell Periskopi.

“Është kohë shumë e vështirë. Dje, pasi vizitova Dr. Sanchez Dalmau, një episod i ri i diplopisë u konfirmua, me paralizë të katërt të nervit të djathtë, sikur ajo që më ndodhte në vitin 2011”, njofton Marquez përmes Facebook.

“Tani është koha për qetësi, që të kalojmë kohën dhe të shohim se si situata do të zhvillohet, por një gjë që kam mësuar në jetë është se duhet t’i përballoni këto me pozitivitet. Faleminderit shumë të gjithëve për mbështetjen e juaj”, shtoi kampioni nga Spanja.

Diplopia është një sëmundje që ndryshe njihet si vizion i dyfishtë – pra problem me pamjen*.

Pra, pas problemeve me shpatull, Marquez tashmë ka probleme edhe me sytë. Ai e ka kaluar një herë këtë problem dhe shpresojmë që ta kalojë përsëri, për t’iu kthyer triumfeve në pista. /Periskopi/

Shpërndaje në: