Wenger pishman që nuk u largua më herët nga Arsenal: 2007 ishte pika vendimtare
Arsene Wenger ka dhënë disa komente për kohën e tij tek Arsenal.
Francezi është një nga ikonat e skuadrës së Gunners, pikërisht për shkak se drejtoi atë skuadër për një kohë shumë të gjatë.
Megjithatë, Wenger është pishman që nuk ishte larguar nga Londra më herët sesa ka bërë, për shembull 10 vite më herët.
Viti 2007 është viti i fundit kur ai ishte dashur të largohet, sipas komenteve të 72 vjeçarit.
“Unë e identifikova veten komplet me klubin. Ky ishte gabimi që bëra. Gjëja fatale për mua ishte se e doja shumë vendin ku isha. Jam pishman. Duhej të kisha shkuar diku tjetër”, ka thënë Wenger, transmeton Periskopi.
“Ndonjëherë mendoj – a ishte prishur diçka pas atij sezonit të pamposhtur? 2007 ishte pikë vendimtare. Ishte hera e parë që mund të ndjeja tensione brenda bordit”, shtoi francezi.
“Isha ndarë mes të qenit lojal ndaj klubit dhe të qenit lojal nda David. Sot mendoj nëse bëra gjënë e duhur, sepse jeta më nuk ishte njësoj pas atij momenti”, ka thënë mes tjerash Wenger.
Wenger kishte drejtuar skuadrën e Arsenal nga viti 1996 deri në vitin 2018. /Periskopi/