Ibra nuk e mendon pensionimin: Përderisa më ftojnë, do të luajë
Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët kyç te skuadra e Milan, përkundër moshës së tij ‘të shtyrë’.
Ibrahimovic nuk po pengohet nga mosha e tij për të garuar në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Madje, suedezi planifikon ta bëjë këtë për një periudhë edhe më të gjatë, duke mos e pasur mendjen fare te pensionimi.
Ibra nuk dëshiron të jetë pishman më vonë pse nuk vazhdoi më gjatë, kështu që planifikon të luajë aq sa skuadrat e duan atë.
“Nuk kam vendosur për ditën se kur do të largohem, por dua të vazhdoj aq sa është e mundur dhe nuk dua të mendoj për pensionimin”, ka thënë Ibra, transmeton Periskopi.
“Nuk dua të ndihem sikur ata që ndihen keq sepse mund të vazhdonin dhe nuk e bënë. Unë vazhdoj. Derisa të më ftojnë, do të luaj”, ka shtuar Zlatan.
Ibrahimovic luajti startues në derbin e Milan, të cilën skuadra e tij e luajti baras 1:1 ndaj Inter. /Periskopi/