Lampard mund të jetë trajneri i ardhshëm i Rashicës – anglezi ka nisur sot negociatat me Norwich
Norwich City janë aktualisht pa trajner dhe pritet që shumë shpejtë të emërojnë trajnerin e ri.
Skuadra e Milot Rashicës thuhet se në listën e ngushtë ka edhe ikonën e Chelsea, Frank Lampard.
Puna e fundit e anglezit ishte pikërisht si trajner i Chelsea, por ai akoma nuk ka vendosur për hapin e radhës.
Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Lampard ka pasur bisedime me Norwich City sot, por asnjë vendim nuk është marrë, transmeton Periskopi.
Thuhet se janë tre emra në listën e ngushtë të Norwich, me të cilët skuadra pritet të avancojë në negociata – sigurisht Lampard një nga ta.
Lampard është akoma duke kalkuluar hapin e tij të radhës, pas aventurës te Chelsea. /Periskopi/