E konfirmon kombëtarja e Bosnjës: Dzeko ka lëndim muskulor
Edin Dzeko është dëmtuar në derbin e Milanos.
Sulmuesi boshnjak do t’i mungojë kombëtares së tij në ndeshjet e nëntorit, pasi është dëmtuar në ndeshjen që Inter e luajti kundër Milan.
Lojtari është përfshirë në listën e Bosnjës dhe Hercegovinës, për ndeshjet ndaj Ukrainës e Finlandës, por me gjasë ato nuk do t’i luajë dot.
“MRI ka konfirmuar një shkallë lëndimi muskulor, dhe kështu Dzeko do t;i nënshtrohet një programi terapie”, thuhet në njoftimin e kombëtares, përcjell Periskopi.
Dzeko ka gëzuar formë të mirë këtë edicion, duke shënuar tetë gola në 16 paraqitje me Inter. /Periskopi/