Coutinho: Xavi ishte idhull futbolli, shpresoj të jetë shumë i suksesshëm

Coutinho: Xavi ishte idhull futbolli, shpresoj të jetë shumë i suksesshëm

Xavi Hernandez është tema e ditës së sotme në botën e futbollit, pas prezantimit si trajner i Barcelonës në ‘Camp Nou’.

Për angazhimin e tij të ri kanë folur shumë emra të mëdhenj të Barcelonës. Philippe Coutinho, lojtar aktual i skuadrës.

Coutinho ka thënë se e ka takuar më parë Xavin dhe e vlerëson si njeri të mirë, por edhe si një idhull në futboll.

“Xavi ishte lojtar i madh, një idhull në futboll. Dhe tani ai është kthyer në shtëpi në Barcelonë. Shpresoj të jetë shumë i suksesshëm me grupin që kemi”, ka thënë Coutinho, transmeton Periskopi.

“Unë kisha mundësi të takohesha me të njëherë kur vizitova disa doktorë në Katar, e di se është njeri i shkëlqyer”, shtoi braziliani.

Coutinho nuk ka gëzuar formën më të mirë të mundshme që nga ardhja te Barcelona, por shpresat janë që kjo të ndryshojë me emërimin e Xavi si trajner. /Periskopi/

Shpërndaje në: