Xavi merr edhe mbështetjen e Puyol

Xavi merr edhe mbështetjen e Puyol

Xavi Hernandez po pranon mesazhe të shumta nga figura të lavdishme të Barcelonës.

Pas prezantimit të tij si trajner i Barcelonës, Xavit i kanë shkruar edhe figura si Lionel Messi, Pep Guardiola, por së fundmi edhe Carles Puyol.

“Të fitosh ose të humbësh është pjesë e lojës, për të cilën ndihemi krenarë, por skuadra jonë nuk duhet të varet nga rezultatet, por në efortin dhe përkushtimin”, ka shkruar Puyol, transmeton Periskopi.

“Paç fat Xavi”, shtoi ish kapiteni.

Xavi Hernandez do të ketë punë të vështirë në këtë skuadër, ku forma është në rënie, por edhe situata ekonomike e vështirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: