Fatih Karabaxhaku përfqason Kosovën në kampionatin individual Europian për U21
Nga 9 deri me 14 nëntor në Spa të Belgjikës do të organizohet Kampionati Individual Europian për U21 për 64 lojtarët më të mirë të Evorpës për këtë kategori.
Nga Kosova, Fatih Karabaxhaku, ka arritur pikët e mjaftueshme për pjesëmarrje.
“Edhe Kosova do të përfaqësohet në këtë aktivitete në të cilin pjesëmarrja ka qenë e kushtëzuar me pikë në ranglistën botërore. Sot Fatihun së bashku me trajnerin e tij, Dardan Imami, kanë udhëtuar për të marrë pjesë në këtë kampionat ku do të kenë mjaftë orar të ngjeshur të ndeshjeve.” thuhej në një njoftim për media të Komisionit të Garave.
Tutje bëhej e ditur se sot Karabaxhaku bashkë me trajnerin e tij Dardan Imami kanë udhëtuar për të marrë pjesë në këtë kampionat.