Drithërima në ‘Camp Nou’, Xavi prezantohet si trajner – fjalët e tij të para janë thjesht emocionuese

Drithërima në ‘Camp Nou’, Xavi prezantohet si trajner – fjalët e tij të para janë thjesht emocionuese

Xavi është prezantuar si trajner i ri i Barcelonës.

Fituesi i shumë titujve në Katar me Al Saad, sot u prezantua si tekniku i ri i ktalunasve para 25 mijë tifozëve, shkruan Periskopi.

Nën brohoritma të jashtëzakonshme të të pranishmëve në ‘Camp Nou’, Xavi dha një deklaratë të shkurtër por shumë të rëndësishme.

”Faleminderit shumë, nuk dua të qaj por jam shumë falënderues ndaj klubit dhe fansave. Është thjesht madhështore. Mund të them vetëm një gjë, jemi klubi më i madh në botë dhe ne do të punojmë që të mundohemi të fitojmë tituj,” tha fillimisht ai.

”Momente empocionuese për mua. Visa Barca, visca Katalunia.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: