Raporti shqetësues i brendshëm tregon gjendjen në Man United pas humbjes nga Man City

Raporti shqetësues i brendshëm tregon gjendjen në Man United pas humbjes nga Man City

Pikërisht kur Manchester United mendoi se nuk do të binte më poshtë pas humbjes 5-0 nga Liverpooli muajin e kaluar, erdhi derbi i Mançesterit.

Derisa humbja 2-0 nga Manchester City nuk ishte aq turpëruese sa ajo kundër Liverpoolit, ishte një performancë po aq e dobët.

United totalisht u dominua nga skuadra e Pep Guardiolas, e cila u duk se mund të kishte shënuar më shumë po të dëshironte, transmeton Periskopi.

Kjo nënkupton se mbi supet e Ole Gunnar Solskjaerit ka presion të jashtëzakonshëm.

Dhe ky presion do t’i shqetësojë fansat e Unitedit kur të lexojnë raportin e Chris Wheeler nga ‘Daily Mail’.

Raporti zbulon storien e brendshme të situatës aktuale në ‘Old Trafford’, pas humbjes në derbi – dhe realisht nuk duket shumë mirë për Solskjaerin.

Thuhet se United tash po e ‘konsideron seriozisht’ shkarkimin e Ole. ‘Djajt e Kuq’ kishin planifikuar ta mbajnë deri në fund të sezonit por humbjet poshtëruese nga Liverpooli dhe City kanë ‘ndryshuar gjërat’.

Për më shumë, lojtarë si Bruno Fernandes ndjehen se nuk po marrin direktiva si duhet, derisa Cristiano Ronaldo është i ‘alarmuar’ sa shumë kanë rënë standardet prej kur është larguar nga klubi.

Futbollistët gjithashtu simpatizojnë me Donny van de Bekek dhe mënyrën si është trajtuar nga Solskjaer.

Gjithashtu, shumë nga ta mbetën të befasuar nga përfshirja e Marcus Rashfordit të shtunën, pasi kishte munguar në të gjitha stërvitet për shkak të sëmundjes.

Raporti potencon: ”Planet e Manchester Unitedit për ta mbajtur Ole Gunnar Solskjaerin në post deri në fund të sezonit janë lëkundur nga paraqitjet e tmerrshme kundër Manchester Cityt dhe Liverpoolit.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: