Graniti kërkon ndihmë nga Fifi: Je i vetmi njeri që mund të besoj në këtë shtëpi

Graniti kërkon ndihmë nga Fifi: Je i vetmi njeri që mund të besoj në këtë shtëpi

Spektaklin e kaluar Graniti deklaroj dashurinë e tij për ish të dashurën.

Kjo gjë e mërziti Fifin,e cila priste që Graniti të kishte sadopak një pëlqim për të, por ai shprehu se nuk ndjen dhe se zemra e tij i përket dikujt tjetër.

Fifi edhe pse e zhgënjyer vazhdon të mbaj një raport miqësor me të.

Duket se Graniti ka krijuar një besim ndaj Fifit dhe se ndihet shumë mirë në prezencën e saj.

Në një bisedës mes dyshes Graniti i këkon një këshillë Fifit se si mund të bindi njerëzit që nuk është një lojëtar.

“Dua ti tregoj njerëzve që nuk jam aspak një lojëtar”,-thot ai.

“Ti nuk ke nevoj të bindësh asnjeri,duhet të bindësh veten fillimisht.Ti nuk je pëballur me intervista ndaj e di që e ke të vështirë.Ke shumë mundësi që të tregosh veten.Ska ardhur koha jote të dalësh,është koha që të tregosh se kush ti je”,-i thot Fifi Granitit.

“Je i vetmi person që mund të besoj në këtë shtëpi,ndaj i flas këto gjëra me ty”-thot ai.

Është kuptuar se tashmë raporti i tyre është vetëm shoqëror.

Shpërndaje në: