Raphinha shënon ndaj Leicester – emocionuese festa pas golit

Raphinha shënon ndaj Leicester – emocionuese festa pas golit

Lojtari i Leeds United, Raphinha, ka gjetur golin në përballjen ndaj Leicester.

Rapinha shënoi në minutën e 26’ për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Leeds ndaj Leicester ,shkruan Periskopi.

Pas golit, braziliani festoi duke hequr fanellën dhe duke dhënë një mesazh prekës.

Dedikimi ishte për këngëtaren  braziliane, Marilia Mendonca, e cila ndërroi jetë tragjikisht, pas një aksidenti me aeroplan, gjatë kësaj jave.

Marilia ishte vetëm 26 vjeçare dhe duket se ndarja e saj nga jeta e ka prekur shumë futbollistin brazilian të Leeds. /Periskopi/

Shpërndaje në: