Përmbysje e dyfishtë në Venezia, Roma e Mourinhos pëson humbjen e radhës në Serie A
Venezia ka shënuar fitore spektakolare ndaj Romës.
Skuadra e Jose Mourinhos është mposhtur 3:2 në udhëtim kundër Venezias, në kuadër të xhiros së 12-të në Serie A, shkruan Periskopi.
Venezia kaloi në epërsi qysh në minutën e 3’ të takimit, me anë të Caldara, por epërsia e tyre u përmbys në fund të pjesës së parë, me golat e Shomurodov (43’) dhe Tammy Abraham (45+2’).
Megjithatë, pjesa e dytë tregoi edhe një përmbysje tjetër. Nikoqirët nuk o dorëzuan dhe arritën të shënojnë edhe dy herë ndaj skuadrës së Jose Mourinhos.
Aramu (65’) dhe Okereke (74’) arritën të gjejnë golin, për t’i dhënë tri pikët skuadrës së Venezias, në këtë ndeshje spektakolare me dy përmbysje.
Venezia shkon tashmë në 12 pikë pas 12 xhirove, kurse Roma mbetet me 19 pikë në pozitën e pestë (përkohësisht së paku). /Periskopi/