Lëndohet Zymer Bytyqi, në dyshim për ndeshjet e nëntorit
Lajme jo të mira vijnë për kombëtaren e Kosovës.
Lojtari i kombëtares Dardane, Zymer Bytyqi, ka pësuar një lëndim, përcjell Periskopi.
Anësori kosovar u aktivizua në ndeshjen kampionale të Konyasporit ndaj Goztepes.
Zymeri u lëndua pak para fundit të pjesës së parë, duke u obliguar ta mbyllë ndeshjen më herët sesa planifikonte.
Tani, Bytyqi është në dyshim për ndeshjet e nëntorit, kur Kosova do të përballet me Jordaninë e Greqinë. /Periskopi/