Guardiola: Ronaldo s’do të ndalet së shënuari, do të shënojë edhe si 75-vjeçar

Guardiola: Ronaldo s’do të ndalet së shënuari, do të shënojë edhe si 75-vjeçar

Ronaldo do të tentojë t’i shënojë sot gol ekipit që ishte gati të transferohet gjatë verës. 36-vjeçari ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje që kur u kthye në Angli, duke dëshmuar se, pavarësisht moshës së tij, ai ende ka aftësinë të jetë shpëtimtari i Man Utd.

Pep Guardiola ka vetëm lëvdata për Cristiano Ronaldon, para derbit të Mançesterit që do të zhvillohet ditën e shtune.

Sipas tij, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shënojë gola edhe kur të jetë 75 vjeç.

Sa i përket thashethemeve se ishte afër kalimit te Man City, Guardiola s’deshi të flasë shumë, vetëm duke përsëritur se CR7 dhe United kanë krijuar histori së bashku dhe janë për njëri-tjetrin.

“Ai do të shënojë gola gjatë gjithë jetës së tij”, tha Guardiola për Sky Sports . “Ai do të jetë 75 vjeç, ndoshta në pension, por do të jetë në vendin e tij duke luajtur një lojë (me shokë) dhe do të shënojë gola”.

“Këta tipa lojtarësh, si [Lionel] Messi, si ai, çfarë kanë bërë në dekadën e fundit në futbollin botëror duke shënuar gola, gola dhe gola dhe duke ndihmuar ekipin e tyre të fitojë, flet më së miri vetë”.

“Është mirë për Premierligën që ai është kthyer. United i përket Cristianos dhe Cristiano i përket Unitedit. Është një përshtatje e mirë. Ishte në të kaluarën. Ndoshta do të jetë në të tashmen dhe të ardhmen. Do të shohim”.

Ronaldo ka shënuar nëntë gola në 11 ndeshje që kur u kthye në Angli, duke dëshmuar se, pavarësisht moshës së tij, ai ende ka aftësinë të jetë shpëtimtari i Man Utd.

Shpërndaje në: