BMW X6 – modeli i paharrueshëm i prodhuesit gjerman
BMW në vitin 2008 lansoi modelin e ri atë “X6” me disa ndryshime në motor dhe në stil.
Kjo makinë është shitur mijëra herë, ndërsa BMW me këtë model ka tentuar ta rrisë suksesin e tyre.
BMW X6 është 60 mm më i ulët se BMX X5 dhe 23mm më i gjatë. Dizajni i BMW X6 sjell pjesë metalike rreth xhamave dhe pasqyrave në pjesën e jashtme, ndërsa nga brenda tani X6 është më praktik se më parë fal hapësirës më të gjerë të krijuar.
Shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë kjo veturë e arrin në 6.7 sekonda. Kjo është rritje në krahasim me veturën e vjetër për 0.8 sekonda. Ky model X6 ka 210 kuaj fuqi.
Modelet tjera të “X6” janë më të shpejta dhe arrijnë shpejtësinë prej 100 km/orë në vetëm 4.8 sekonda. Modeli M është me motor 4.4 litra V8 me rreth 550 KF. Gjithashtu në dispozicion të blerësve është edhe modelin M50d, që shpejtësinë prej 100 km/orë e arrin në 5.2 sekonda.
Sa i përket teknologjisë në këtë model të BMW-së përfshihet sistemi i ri i frenimit dhe ai për ndihmë në mbajtjen e linjës.