Presidenti Biden ta rivendos autoritetin amerikan në Ballkan, ose Kosova vdiq

Presidenti Biden ta rivendos autoritetin amerikan në Ballkan, ose Kosova vdiq

Përktheu: PERISKOPI nga NATIONAL INTEREST 

Ishte një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkan pas mungesës një dekadëshe të Amerikës – intervenimi amerikan i fundit që mbështeste shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, qartë i vetmi projekt i suksesshëm shtetndërtues i ShBA-ve në tridhjetë vitet e fundit.

Gjatë dekadës së fundit, nën të ashtuquajturin ‘lidership’ të Bashkimit Evropian, marrëdhëniet mes shteteve në rajon u përkeqësuan dhe, gjatë presidencës së Bidenit, autoriteti i ShBA-ve në rajon është rrafshuar.

Marrëveshja e Washingtonit është e para dhe e vetmja e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë. Përfshinte bashkëpunimin ekonomik, demarkimin e kufijve, dhe planet për ndërtimin e lidhjeve të transportit mes dy vendeve. Ekzekutimi i marrëveshjes dukej të ishte shenjë e qartë që Amerika ishte kthyer në Ballkan; ishte një indikacion që Washingtoni po merrte kontrollin e procesit të paqes që ishte neglizhuar nga autoritetet evropiane, që bënë pak për të avancuar marrëdhëniet pozitive mes kombeve.

Megjithëse Serbia pretendoi se nënshkrimi i asaj marrëveshjeje nuk nënkuptoi që po e njihnin Kosovën si shtet të pavarur e sovran – bash kjo nënkuptohej prej atij nënshkrimi. Askush nuk e nënshkruan një marrëveshje me një shtet që nuk ekziston.

Prezenca e rëndësishme amerikane e dikurshme u venit; influenca Evropiane u ngrit.

Sot, Serbia, një agresore, ka rikthyer trupat në kufirin mes shteteve të pavarura dhe patrollon kufirin nga qielli me avionët e prodhuar në Rusi.

Nëse provokimet kufitare të Serbisë ishin të pamjaftueshme për të rritur tensionet, një ndërtese të qeverisë së Kosovës në një pjesë etnike serbe në Kosovë me qëllim iu vu zjarri me granatë dore.

Edhe më shqetësuese është se influenca evropiane ka mbushur vakuumin e pushtetit që rezultonte nga çinteresimi i plotë i Amerikës në rajon.

Mbikëqyrja evropiane është provuar të jetë një lëmsh i pazgjidhshëm për rendin dhe ligjin në Kosovë. Dhe një anim gjithnjë e më i madh evropian ndaj Serbisë – që po i përngjan çdo ditë e më shumë një shteti autoritar – mund të pritet që ta gërryej e dëmtojë demokracinë e pavarur shumëpartiake të Kosovës në vitet që vijnë.

Se sa larg janë të gatshëm të shkojnë evropianët sa i përket interferimit me qeverisjen e Kosovës na bëhet e qartë kur ndjekim ato ngjarje që pasuan pas arritjes së Marrëveshjes së Washingtonit.

Në Hagën e Holandës, ku BE-ja financon gjykatat ndërkombëtare, kanë filluar seancat e para të së ashtuquajturës “Dhoma të Specializuara të Kosovës” [KSC].

U sollën aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, heroi të çlirimit të Kosovës dhe ish presidentit të saj, dhe kundër të tjerëve për krime të dyshuara lufte. Në një rast tjetër, dy veteranë të UÇK-së u akuzuan se i kishin bërë publike dokumentet konfidenciale që rrodhën prej zyres së Prokurorit Secial në Hagë.

Nuk ka pasur asnjë hetim se pse, qysh, apo kush i zbuloi informacionet sensitive. Ish veteranët e UÇK-së që po përndiqen penalisht i morën këto dokumente që rrodhën. Era po vjen e diçkaje të kurdisur.

Situata është jobefasuese kur marrim parasysh që BE-ja ka sfida serioze të brendshme të rendit dhe ligjit të saj; ndoshta nuk mund të menaxhojë praktikat normale legale në gjykatën ndërkombtare që financon.

Por kjo s’ka të bëj me ligjin; ka të bëj me influencën e BE-së në Ballkan. Kjo na u bë e qartë nga presidentja bullgare e Gjykatës së Kosovës në një takim me ambasadorët e BE-së kur ajo shpjegoi jo vetëm se kur pritej të silleshin aktakuzat por edhe se kur priteshin të jepen dënimet. Që ta themi troç: BE-ja duket se po e përdorë Gjykatën Speciale për t’i zhdukur liderët e saj të çlirimit nga politika e saj kombëtare.

Evropianët nuk japin asnjë arsyetim se pse duhet të besohen në Ballkan, dhe administrata e Bidenit nuk po shfaq asnjë shenjë të ri-angazhimit në rajon, por zyrtarët amerikanë duhet të angazhohen sërish.

Ajo që zyrtarët amerikanë duhet të kuptojnë është që Amerika jo vetëm e futi Kosovën në ekzistencë por po ashtu solli demokracinë shumë-partiake në rajon pa pasur histori të asaj gjëje.

Duke riangazhuar veten në Ballkan, Shtetet e Bashkuara mund të shpëtojnë të vetmin projekt të suksesshëm të shtetndërtimit në tridhjetë vitet e fundit.

Profesori Ivan Sascha Sheehan është drejtor ekzekutiv i Shkollës Publike dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin e Baltimore-it.
Teksti është përkthyer nga Periskopi. 

Shpërndaje në: