Vëllai i Meghan Markle: Ajo do e lërë Harryn siç la ish-bashkëshortin e saj
Vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t Big Brother VIP Australia dhe sigurisht bisedat e para kishin kryefjalë dukeshën.
Sipas Thomas Markle E motra u largua prej tij e ndikuar nga fama që fitoi si aktore. “Ajo iku në Kanada dhe nuk e di pse ju rrit mëndja aq shumë. Më herët ne e donim shumë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
Më tej tregoi që është i bindur se Harry është viktima e saj e radhës. “Ajo ishte e martuar dhe ai që kishte e adhuronte, por u nda sapo përfitoi gjithçka deshi. Radhën tani e ka Harry dhe kjo mund të vërtetohet lehtë. Nuk e keni vënë re që princi nuk ka më asnjë foto duke qeshur qëkur është larguar nga familja e tij”, u shpreh Thomas.
Vëllai u Markle është i bindur se çifti do ndahet një ditë.