Arrihet marrëveshja – Al Sadd jep dritën e gjelbër, Xavi do të jetë trajner i Barcelonës
Është arritur marrëveshja mes Xavi Hernandez dhe Al Sadd, për kalimin e spanjollit te Barcelona.
Çdo gjë është akorduar edhe mes Barcelonës dhe Xavit, përfshirë këtu kontratën mes palëve, dhe ai do të fitojë më pak para sesa fitonte te Al Sadd, përcjell Periskopi.
Krejt çfarë mungon tani është nënshkrimi i marrëveshjes mes dy skuadrave. Ky problem do të mbyllet brenda pak orëve.
Për këtë, Yuste dhe Alemany do të udhëtojnë drejt Doha.
Xavi ka biseduar me drejtuesit e Al Sadd për dëshirën e tij që të kalojë te Barcelona. Klubi arab i ka dhënë aprovimin, nën disa kushte.
Mes marrëveshjes është vendosur edhe për një ndeshje miqësore mes skuadrave. /Periskopi/