Thiago do të kthehet ndaj Atleticos – Klopp flet edhe për Fabinhon e Keitan
Thiago Alcantara pritet të kthehet nga lëndimi i tij, këtë mesjavë.
Mesfushori spanjoll ka qenë jashtë fushave të blerta për një kohë, por duket se ndeshja e Champions League do të jetë pika kthyese për të.
Klopp ka folur para ndeshjes për situatën e skuadrës, duke njoftuar për gjendjen e Alcantara, por edhe për Fabinho e Keita.
“Fabinho dhe Thiago janë stërvitur normalisht dhe janë në situatë të mirë”, ka thënë Klopp, transmeton Periskopi.
“Është ndihmesë e madhe për ne. Do të shohim”, shtoi gjermani.
Tutje ai foli edhe për situatën e Naby Keita, i cili ndeshjen e kaluar ndaj Atletico shënonte gol.
“Naby ka një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë”, tha Klopp.
Liverpool luan ndaj Atletico si skuadër lidere e grupit, për t’i dhënë vulën kualifikimit tutje. /Periskopi/