Laporta nuk udhëton drejt Katarit për zyrtarizimin e Xavit – pakënaqësi te Al Sadd

Laporta nuk udhëton drejt Katarit për zyrtarizimin e Xavit – pakënaqësi te Al Sadd

Një problem i ri ka lindur në procesin e emërimit të Xavi Hernnadez si trajner i Barcelonës.

Skuadra katalane po punon për ta zyrtarizuar Xavin si trajner dhe sot pritej që Joan Laporta të udhëtonte drejt Katarit, për të finalizuar detajet.

Kjo ishte kërkesë e klubit Al Sadd, që në momentin e largimit të Xavi, aty të jetë edhe presidenti i Barcelonës, përcjell Periskopi.

Megjithatë, Laporta ka vendosur të mos shkojë, duke dërguar përfaqësues si Yuste dhe Alemany.

Dyshja kanë udhëtuar nga Ukraina drejt Dohas, për të finalizuar detajet e fundit.

Nuk dihet nëse skuadra e Al Sadd do të vonojë procesin, pas mungesës së Laporta./ Periskopi/

Shpërndaje në: