Çmenduri në ndeshjen e ligës së tretë në Argjentinë: Të shtëna me armë zjarri, qëllohet trajneri

Çmenduri në ndeshjen e ligës së tretë në Argjentinë: Të shtëna me armë zjarri, qëllohet trajneri

Në një përballje të ligës së tretë në Argjentinë shpërtheu tmerri, teksa pati të shtëna me armë zjarri nga tribuna, me një trajner që u qëllua.

Huracan Las Heras u përball me Ferro de General Pico në një lojë në provincën Mendoza dhe nikoqirët po fitonin 3-1 në pjesën e dytë kur filloi dhuna.

Në pamjet mjaft të jashtëzakonshme të transmetuara nga Canal 3 Pampa, të gjithë lojtarët dhe zyrtarët dolën furishëm jashtë fushës dhe tifozët nxituan të largoheshin kur u dëgjuan të shtëna të forta armësh.

Thuhet se grupet mbështetëse të Huracan po luftonin mes tyre dhe gjërat dolën plotësisht jashtë kontrollit.

Mauricio Romero, trajneri i Ferros, u qëllua në shpatull, sipas gazetës argjentinase Ole.

Një video nga plaga u postua, përpara se klubi i tij të konfirmonte më pas në Twitter se ai kishte shkuar në spital për të marrë trajtim për plagën e tij.

 

Shpërndaje në: