Zyrtare: Antonio Conte trajner i Tottenhamit

Zyrtare: Antonio Conte trajner i Tottenhamit

Antonio Conte është konfirmuar trajner i Tottenhamit me një kontratë deri në qershor të vitit 2023, me opsionin e shtyerjes.

Italiani, i cili ka fituar Premier Leaguen me Chelsean më 2017, zëvendëson Nuno Espirito Santon, i cili u shkarkua të hënën, transmeton Periskopi.

Bisedimet me Conten filluan të shtunën pasi Spurs u mposht 3-0 nga Manchester Unitedi dhe u drejtuan nga drejtori sportiv i Tottenhamit, Fabio Paratici, i cili ka pasur një bashkëpunim të suksesshëm me Conte te Juventusi prej vitit 2011 deri më 2014.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi londinez në rrjetet sociale. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: