Messi: Topi i shtatë i Artë do ishte çmenduri, por nëse jo, nuk ka problem

Messi: Topi i shtatë i Artë do ishte çmenduri, por nëse jo, nuk ka problem

Lionel Messi ka folur lidhur me Topin e Artë.

Argjentinasi shihet favorit për të fituar Topin e Artë këtë sezon, dhe për të kjo do të ishte hera e shtatë që regjistron një arritje të tillë.

Megjithatë, ai ka thënë se nuk është i preokupuar me këtë problem, ndonëse e konsideron si çmenduri triumfin numër shtatë.

“E vërteta është që nuk mendoj për këtë gjë. Çmimi më i madh ishte ajo që arrita me Kombëtaren. Luftuam shumë për të, ishte qëllimi kryesor. Topi i shtatë i Artë do ishte çmenduri, por nëse jo, nuk ka problem”, deklaroi ai, përcjell Periskopi.

Messi do të jetë në garë të ngushtë me Jorginho dhe Lewandowski për ta fituar trofeun individual.

Sipas disa lajmeve javën e kaluar, thuhet se Messi është fituesi, bazuar në disa vota të zbuluara nga burime të afërta me France Football. /Periskopi/

Shpërndaje në: