Ajo që Conte i kishte thënë Henryt dikur për një futbollist që nuk ka sjellje të mirë, është thjesht brutale

Ajo që Conte i kishte thënë Henryt dikur për një futbollist që nuk ka sjellje të mirë, është thjesht brutale

Duket se Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Tottenhamit.

Të hënën në mëngjes, Nuno Espirito Santo u shkarkua nga roli i tiij pas vetëm katër muajve në detyrë.

Spurs humbi 3-0 nga Manchester Unitedi në fundjavë, duke e lënë skuadrën në vendin e tetë në tabelën e Premier Leagues, transmeton Periskopi.

Dhe disa orë para shkarkimit të Santos, raporte të fuqishme u publikuan që sugjeronin se Conte do të emërohet trajner i ri.

Epo, kjo eskaloi me shpejtësi.

Nëse ekziston një njeri që mund ta rregullojë situatën e Spurs aktualisht, është Conte.

Trajneri italian është famëkeq për filozofinë e tij rigoroze të diciplinës dhe qartazi nuk do të lejojë padrejtësi në Tottenham.

Dhe nëse një klip e përmbledhë qëndrimin e tij ndaj futbollistëve që nuk sillen mirë, atëherë është intervista famëkeqe me Thierry Henryn.

Derisa ishte pjesë e Chelseat, Conte u ul me Henryn për të diskutuar rreth punës së tij.

Dhe kur Henry e pyeti si merret me lojtarët problematik, Conte nuk u përmbajt.

”Gjithmonë flas për edukatë dhe respekt. E jap por e kërkoj,” tha ai. ”Nëse dikush nuk e ka sjelljen e duhur gjatë stërvitjeve, nën rrethana të ndryshme, atëherë më parë do t’i vrisja.

”Nëse një trajner mbyll sytë dhe nuk dëshiron ta shoh situatën e keqe, ai do ta humb zhveshtoren.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: