Allegri i frustruar me këta gjashtë lojtarë të Juventusit

Allegri i frustruar me këta gjashtë lojtarë të Juventusit

Max Allegri raportohet se ka pasur një konfrontim të rëndë me lojtarët e Juventusit pas humbjes 2-1 nga Hellas Verona, dhe trajneri thuhet se është i zhgënjyer nga gjashtë prej tyre.

Juventusi pësoi humbjen e dytë rresht dhe aktualisht zë pozitën e nëntë në tabelën e Serie A me vetëm 15 pikë, 16 larg liderit Napolit dhe Milanit.

Sipas ‘Tuttosort’, Allegri pati një konfrontim të rëndë me lojtarët e tij pas ndeshjes në fundjavë, transmeton Periskopi.

Italiani beson se skuadra ka një problem atletik dhe dëshiron të kalojë më shumë kohë me futbollistët e tij për t’i ndihmuar të rikthejnë formën fizike dhe vetëbesimin.

Mirëpo, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, ai është shumë i zhgënjyer nga gjashtë lojtarë në veçanti: Adrien Rabiot, Dejan Kulusevski, Rodrigo Bentancur, Alvaro Morata, Moise Kean dhe Arthur, edhe pse ky i fundit sapo është rikthyer në aksion pas lëndimit.

Në përgjithësi, Allegri beson se sulmuesit dhe mesfushorët është dashur të bënin shumë më shumë dhe është fakt se sulmuesit nuk kanë impresionuar deri tash këtë sezon. Morata ka shënuar vetëm tre goal, një më shumë se Kean.

Allegri nuk është i lumtur me sjelljen e ish-sulmuesit të Evertonit dhe e njëjta vlen për Kulusevskin, i cili mezi starton ndonjëherë për biankonerët. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: