Videoja e plotë e Donny van de Beek ‘duke u përdorur si trajner’, është e trishtë të shikohet

Videoja e plotë e Donny van de Beek ‘duke u përdorur si trajner’, është e trishtë të shikohet

Donny van de Beek ka bërë vetëm pesë minuta paraqitje në Premier League për Manchester Unitedin këë sezon.

Mesfushori 24-vjeçar ka qenë zhgënjyes për aq pak kohë sa ka qenë pjesë e klubit, transmeton Periskopi.

I paaftë të fitojë një vend në mesfushë, pavarësisht se ky repart nuk është pika e fortë e Unitedit, duket se tash koha e tij në klub do të përfundojë së shpejti.

Ish-ylli i Ajaxit ndërroi agjent me shpresën se do të sigurojë një transferim diku tjetër, sipas ‘Daily Mail’.

Van de Beek nuk do të ketë pak opsione, pasi kishte shënuar 41 gola dhe 34 asistime në 175 paraqitje me Ajaxin.

Bisedimet me Evertonin dhe Wolves kanë zënë vend, sipas ‘Mail’, derisa raportet nga Spanja potencojnë se Barcelona po interesohet që ta marrë atë në formë huazimi.

Një rikthim tek Ajaxi gjithashtu nuk do të ishte befasi. Klubi holandez e ka bërë të qartë si u ndje për largimin e Van de Beek nga klubi në verën e vitit 2020.

Provat sa shumë ka rënë holandezi nën Ole Gunnar Solskjaerin erdhën para fitores 3-0 të Unitedit kundër Tottenhamit, të shtunën.

Një fans filmoi një video të Van de Beek duke u përdorur si vendosës i topit në një seancë gjuajtjesh, teksa thjesht ia pasonte topin bashkëlojtarëve para se ata të gjuanin.

Videoja nuk ka kualitet shumë të mirë, megjithatë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: