Ç’mund të bëni nëse lidhja juaj shkon për mrekulli, por jo seksi

Ç’mund të bëni nëse lidhja juaj shkon për mrekulli, por jo seksi

Ai s’përqëndrohet në orgazmën tuaj!

Nëse ju dhe i dashuri juaj keni një marrëdhënie fantastike kur jeni të veshur, atëherë do të thotë se ai nuk është aq egoist sa duket. Po përse atëherë nuk e çan kokën për orgazmën tuaj? Sipas psikologëve, ai ka turp.” Çdo grua është e ndryshme nga tjetra, ndaj është e vështirë për një burrë që të kuptojë se çfarë funksionon tek ty. Ndaj më mirë se ta quajë veten dështak, ai preferon të mos bëjë asgjë.”

Ç’mund të bëni?

Ai ka nevojë të zgjohet. Tregojini se çfarë bëni kur jeni vetëm. Pjesa më e madhe e meshkujve do të vdisnin të shihnin të dashurën e tyre duke u masturbuar, ndaj mos kini turp.

Ju s’përputheni me njëri-tjetrin!

Një lajm i trishtë nga bota e shkencës: Personaliteti i një djali nuk ka lidhje me përmasat e penisit të tij. Ndaj nëse i dashuri juaj nuk është aq i madh sa do të donit, është koha për të ndërtuar një strategji pozicionimi.

Jeni të dy të mërzitur nga të njëjtat gjëra

Seksi aventurier ju kujton kohët kur ishit single dhe kishit lidhje të shkurtra, ndaj nuk doni që të silleni njësoj në krevat në një marrëdhënie të gjatë. Shumë gra mendojnë se kur lidhen me dikë të veçantë, ato nuk duhet të bëhen shumë provokuese. Ato mendojnë se seksi ”i pisët” nuk duhet të ndodhë në marrëdhënie të qëndrueshme, dhe shqetësohen se çfarë do të mendoj një djalë i mirë për to.

Ç’mund të bëni?

Largojeni këtë shqetësim nga truri. Të dy mund të keni një marrëdhënie të shëndetshme dhe seks, mjafton që mes jush të ketë komunikim. Sugjeroni të përdorni gjëra të reja në dhomën e gjumit. Duhet të flisni për fantazi, për gjëra që s’i keni bërë bashkë. Nëse kamzhiku dhe lëkura mund ta shokojnë atë, provoni diçka më të butë. Gjeni një film apo spektakël televiziv që ngacmon fantazinë tuaj dhe i thoni të dashurit se po eksitoheni nga ajo çfarë shihni.

S’është seksi problemi!

Në shumë raste seksi i keq është një shenjë se në marrëdhënie ka probleme. Ndoshta ju nuk përfshiheni aq sa duhet në akt, sepse keni frikë nga përkushtimi. Në vend që të përballeni me të vërtetën, përdorni seksin si justifikim. Seksi është reflektim i asaj që ndodh emocionalisht në marrëdhënien tuaj dhe çiftet e përdorin për të shprehur xhelozinë, mospërfilljen apo inatin.

Ç’mund të bëni?

Lijeni mënjanë seksin për një farë kohe dhe mendoni se çfarë ju shqetëson. Ndoshta ai punon më shumë seç duhet, ose nuk i merr në konsideratë ndjenjat tuaja, apo nuk shkon mirë me miqtë tuaj. Nëse nuk ia pranon vetes se këto janë probleme që kanë nevojë për diskutim të përbashkët, atëherë padashje do t’i lejoni këto çështje të futen në dhomën e gjumit dhe të sabotojnë një jetë fantastike seksuale.

Burimi: Cosmopolitan

Shpërndaje në: