Një gol e dy kartona të kuq – Napoli merr tri pikët në ndeshjen ndaj Salernitana
Napoli ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme kundër Salernitana.
Skuadra e Amir Rrahmanit shënoi fitore minimale 0:1, në një ndeshje ku u ndanë edhe dy kartona të kuq, shkruan Periskopi.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 61′ nga Piotr Zielinski, gol që vendosi takimin.
Vendasit mbeten me një lojtar më pak në minutën e 70′, kur Kastanos u ndëshkua me të kuq, por vetëm shtatë minuta më vonë, Kalidou Koulibaly u ndëshkua po ashtu me karton të kuq.
Megjithatë, Napoli ruajti epërsinë dhe tashmë shkon në kuotën e 31 pikëve, në pozitën e parë, kurse Salernitana mbetet me shtatë pikë në pozitën e parafundit. /Periskopi/