Liga Unike: Ylli fiton dramën me dy vazhdime kundër Pejës

Liga Unike: Ylli fiton dramën me dy vazhdime kundër Pejës

Golden Eagle Ylli dhe Peja kanë zhvilluar një prej ndeshjeve më interesante të këtij sezoni në basketbollin vendor.

Në kuadër të Ligës Unike, Ylli ka mposhtur Pejën me rezultatin 93:92, shkruan Periskopi.

Ndeshja ishte jashtëzakonisht interesante, me skuadrat që u desh të luanin dy vazhdime për të caktuar fituesin.

Në fund, skuadra e Yllit, me përvojën e Gëzim Morinës e Erjon Kastratit ia doli të merrte fitoren.

Te Peja, Sirko hapi telashe për suharekasit, duke u treguar i saktë në momente vendimtare nga distanca. /Periskopi/

Shpërndaje në: