Perisic do të largohet nga Inter në fund të sezonit

Perisic do të largohet nga Inter në fund të sezonit

Ivan Perisic do t’i jap fund aventurës me Inter në fund të këtij sezoni.

Ylli kroat raportohet se do të largohet nga Inter në verën e vitit 2022, përcjell Periskopi.

Lojtari është futur në vitin e fundit të kontratës së tij aktuale, dhe atij nuk do t’i ofrohet rinovimi, sipas CDS.

Perisic më parë lidhej me një kalim të mundshëm në Premier League, por tani situata ka ndryshuar dhe nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e tij.

Kroati ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje në Serie A këtë sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: