Gjyqtari i Serie A u tregon referëve të tjerë si duhet të sillen ndaj abuzimit pasi ia tregoi vendin Deulofeut

Gjyqtari i Serie A u tregon referëve të tjerë si duhet të sillen ndaj abuzimit pasi ia tregoi vendin Deulofeut

Gerard Deulofeu ishte në anën humbëse derisa Udinese u mposht 2-0 nga Interi në ‘San Siro’.

Dy gola të shpejtë nga Joaquin Correa në pjesën e dytë, ia siguruan fitoren skuadrës së Simone Inzaghit, i cili ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet hapëse të sezonit.

Kampioni në fuqi italian është në betejë të fortë për titull këtë vit, me Napolin dhe Milanin pa humbje në 10 ndeshjet e para.

Humbja e la Udinesen pa fitore në tetë ndeshje në ligë dhe afër treshes që rrezikon të bie nga liga.

Dhe frustrimi i Deulofeut preku kulmin vonë në humbjen kundër Interit.

Spanjolli mendoi se kishte shënuar një gol për Udinesen në minutën e 82-të të ndeshjes, por goli u anulua për një pozitë të mëhershme jashtë loje.

Deulofeu ishte i frustruar dhe iu drejtua gjyqtarit me protestë ndaj vendimit.

Gjyqtari, Juan Luca Sacci, nuk e pati ndërmend ta lejonte, teksa tregoi autoritetin e tij menjëherë.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: