‘Tranohet’ shefi i Newcastle – tre lojtarë të Real Madrid në radarin e sheikut

‘Tranohet’ shefi i Newcastle – tre lojtarë të Real Madrid në radarin e sheikut

Newcastle United do të synojë rindërtimin e skuadrës, me shefat e rinj në krye të klubit.

Skuadra e Newcastle është tani skuadra më e pasur në botën e futbollit. Kjo rrit pritjet për merkaton e tyre të parë dhe spekulimet nuk mungojnë qysh tani.

‘El Nacional’ shkruan se skuadra angleze po përgatit një ofertë të trefishtë për skuadrën e Real Madrid, përcjell Periskopi.

Thuhet se Newcastle po ndjekë nga afër situatën e Gareth Bale, Toni Kroos e Eden Hazard.

Për Kroos ata janë gati të paguajnë deri në 32 milionë euro, kurse për dyshen tjetër nuk përmendet ndonjë shumë.

Mbetet të shihet se çfarë lëvizje do të bëjë skuadra e Newcastle gjatë janarit./Periskopi/

Shpërndaje në: