Correa flet pas dy golëshit ndaj Udineses: Lëndimet ngadalësuan progresin tim, nuk ndalova kurrë së provuari

Correa flet pas dy golëshit ndaj Udineses: Lëndimet ngadalësuan progresin tim, nuk ndalova kurrë së provuari

Joaquin Correa ka dhënë komentet e tij pas fitores së Inter ndaj Udinese.

Lojtari argjentinas vendosi takimin me dy golat e tij. Këto dy gola mund të jenë shtysë e madhe për lojtarin që së fundmi vuajti nga disa dëmtime.

Për të ardhur deri te kjo pikë, Correa ka thënë se nuk ndaloi asnjëherë së provuari dhe punoi shumë edhe kur punët ishin keq për të.

“Për fat të keq, dëmtimet ngadalësuan progresin tim këtë sezon, por unë po kthehem në formë të mirë dhe do të provoj të ndihmoj skuadrën në secilën mënyrë që mundem”, ka thënë Correa, transmeton Periskopi.

“Gjërat nuk shkuan mirë për mua as gjatë pjesës së parë, por unë nuk ndalova së provuari. Tani, ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë, pasi të gjithë në skuadër duam të njëjtën gjë”, ishin fjalët e argjentinasit.

Inter do të ketë një javë të ngarkuar, kur në Champions League pret Sheriffin, kurse në Itali kthehet për derbin ndaj Milan. /Periskopi/

Shpërndaje në: