Ulpiana shokon Ballkanin

Ulpiana shokon Ballkanin

Ulpiana ka befasuar Ballkanin, duke e mposhtur si nikoqire me rezultat 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 në Superligë.

Golat nga Goncalves 69′ dhe Shala 90+3′ ia siguruan fitoren vendësve, ndërsa ky i fundit kishte realizuar autogol në minutën e 47-të, por që shpagoi veten në fund duke realizuar golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje, Ulpiana largohet nga zona e rrezikshme në tabelë dhe zë vendin e shtatë me 13 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në kuotën e 21 pikëve në vendin e tretë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: