Hasbulla shkakton kaos në UFC, takon një si vet dhe mundohet ta sulmojë

Hasbulla shkakton kaos në UFC, takon një si vet dhe mundohet ta sulmojë

Rivaliteti mes Hasbulla Magomedov dhe Abdu Rozik mori vëmendjen në Abu Dhabi mbrëmjen e së shtunës, kur dyshja u panë duke u grindur me njëri-tjetrin.

Për kënaqësinë e shumë fansave të Hasbullës në mediat sociale, u konfirmua në fillim të kësaj jave se sensacioni i internetit dagestan, i cili është bërë masiv në TikTok dhe Instagram muajt e fundit, do të ishte i pranishëm në UFC 267.

Muajin e kaluar, presidenti i UFC-së, Dana White, lajmëroi publikun se një takim me Hasbullën do të ndodhte dhe se ai do të ishte i pranishëm së shpejti në UFC.

Në këtë mbrëmje të UFC pati disa duele interesante por vëmendjen kryesore e morri Hasbulla me prezencën e tij që bëri që të gjitha mediat të shkruajnë për të.

Hasbulla për pak sa nuk shkaktoi një sherr me shokun e tij të sensacionit të rrjeteve sociale Abdu Rozik. Më poshtë mund ta shihni përplasjen mes dyshes.

bb

Shpërndaje në: