Barcelona në rënie të lirë, gabon edhe ndaj Alaves

Barcelona në rënie të lirë, gabon edhe ndaj Alaves

Barcelona ka bërë tjetër hap fals në La Liga.

Skuadra katalane ka luajtur baras 1:1 në ‘Camp Nou’, kundër skuadrës së Deportivo Alaves.

Barca kaloi në epërsi me anë të Memphis Depay, në minutën e 49′, por festa nuk zgjati pasi në aksionin e radhës mysafirët barazuan, shkruan Periskopi.

Barcelona numëron tashmë 16 pikë në 11 ndeshje, për pozitën e nëntë, kurse Alaves ka 10 pikë në pozitën 16. /Periskopi/

Shpërndaje në: