E pranon Allegri: Jemi skuadër mesatare aktualisht, nuk jemi më mirë sesa Verona

E pranon Allegri: Jemi skuadër mesatare aktualisht, nuk jemi më mirë sesa Verona

Massimiliano Allegri e ka pranuar publikisht se skuadra e Juventus nuk është në momente të mira.

Trajneri i Juventus është shprehur i zhgënjyer pas humbjes ndaj Veronas, por ka thënë se skuadra e tij aktualisht është në nivel të njëjtë me skuadrën nga e cila u mposht.

“Fjalët janë të pavlefshme tani. Jemi në situatë të keqe, duhet ta pranojmë realitetin. Tani jemi skuadër e mesit të tabelës”, ka thënë Allegri, transmeton Periskopi.

“Gabimi ynë ishte që menduam se jemi më të mirë sesa Verona, dhe tani nuk jemi”, shtoi ai.

Juventus dhe Verona kanë pikët e barabarta këtë sezon në Serie A, pas 11 xhirove të luajtura./Periskopi/

Shpërndaje në: