Man Utd pa asnjë telashe ndaj Tottenham – Ronaldo shënon e asiston në fitoren me tri gola

Man Utd pa asnjë telashe ndaj Tottenham – Ronaldo shënon e asiston në fitoren me tri gola

Manchester United ka fituar derbin kundër skuadrës së Tottenham Hotspur.

United ka reaguar mirë pas humbjes 5:0 ndaj Liverpool, duke fituar 0:3 në përballjen kundër Tottenham Hotspur, shkruan Periskopi.

Serinë e golave në këtë përballje e hapi Cristiano Ronaldo, me golin e minutës së 39′.

Kurse, në minutën e 64′, portugezi doli në skenë duke asistuar për Cavani, i cili shënoi për 0:2.

Rezultatin final të takimit e vulosi Marcus Rashford, në minutën e 87′, për 0:3.

Man United tani numëron 17 pikë, kurse Spurs mbeten me 15 sosh. /Periskopi/

Shpërndaje në: