Bayern e Dortmund me fitore të lehta – mbajnë dy pozitat e para

Bayern e Dortmund me fitore të lehta – mbajnë dy pozitat e para

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë marrë fitoret e radhës në Bundesliga.

Bavarezët kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim kundër Union Berlin, me rezultatin 2:5, shkruan Periskopi.

Lewandowski hapi serinë e golave, kur në minutën e 15′ dhe 23′ i dha epërsi të dyfishtë skuadrës së Nagelsmann. Rezultatin e pjesës së parë e vulosi Leroy Sane, në minutën e 35′ dhe Giesselmann me golin e minutës së 43′.

Në pjesën e dytë, Coman shënoi për 0:4 në minuntën e 61′, kurse Ryerson 65′ dhe Muller 79′ vulosën rezultatin final.

Borussia Dortmund në anën tjetër fitoi me golin e Hazard në minutën e 40′ dhe Tigges 64′.

Bayern tashmë numëron 25 pikë në pozitën e parë, kurse Dortmund 24 pikë në pozitën e dytë. /Periskopi/

Shpërndaje në: