Lazio lëshon në fund fitoren ndaj Atalantas, Muriqi luan 10 minuta

Lazio lëshon në fund fitoren ndaj Atalantas, Muriqi luan 10 minuta

Lazio ka lëshuar një fitore të rëndësishme, në një udhëtim mjaft të vështirë në Bergamo.

Skuadra e Lazios nuk arriti më shumë sesa një barazim 2:2, shkruan Periskopi.

Goli i parë në këtë takim u shënua qysh në minutën e 18′, kur Pedro Rodriguez gjeti rrjetën.

Atalanta barazoi pak sekonda para fundit të pjesës së parë, me anë të Zapata, por në pjesën e dytë Lazio shënoi edhe një herë, kësaj radhe me Immobile.

Në këtë ndeshje minuta pati edhe për Vedat Muriqin, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 85′.

9 minuta pasi Muriqi erdhi në fushë, Atalanta arriti të barazonte rezultatin (93′), kur De Roon shënoi me një goditje të saktë.

Ky barazim e çon Atalantan në 19 pikë, kurse Lazio mbetet me 18 sosh. /Periskopi/

Shpërndaje në: