Kur Xavi ia jepte një shuplakë Neymarit gjatë festës së titullit – mentaliteti i duhur për postin e trajnerit

Kur Xavi ia jepte një shuplakë Neymarit gjatë festës së titullit – mentaliteti i duhur për postin e trajnerit

Xavi Hernandez është një nga figurat më të dashura për tifozët e Barcelonës viteve të fundit.

Xavi ishte në mesin e lojtarëve që konsideroheshin si arkitektët e futbollit më të bukur, së bashku me Iniesta, Busquets e Lionel Messi.

Por, Xavi përveç në fushë, edhe jashtë fushës ishte një shembull për t’u ndjekur. Mentaliteti i tij vihej në pah në festën e titullit të Barcelonës, kur Xavi ia dha një shuplakë Neymarit, në sy të të gjithë tifozëve.

Për këtë ndodhi, ish mesfushori i Spanjës dhe Barcelonës ka folur edhe kur shkoi në Arabi, duke sqaruar cila ishte situata.

“Ai (Neymar) po provonte të më hiqte këpucën dhe të më shtynte kur isha në këndin e autobusit. Unë i thash se nuk duhet të tallen dhe duhet të koncentrohen te tifozët që ishin aty për të na pritur ne, pasi ato parada bëhen për tifozët”, ka thënë Xavi, transmeton Periskopi.

“Është në rregull të marrësh 3-4 birra, por parada është për njerëzit dhe kemi shansin t’i falënderojmë për mbështetjen. Nuk mund të bësh vetëm ato që dëshiron ti”, shpjegonte spanjolli asokohe.

Më poshtë mund ta shihni videon kur Xavi e shtynë Neymarin në fytyrë. /Periskopi/

Shpërndaje në: