MMA: Izraeliti e quajti kundërshtarin afgan terrorist, u detyrua t’ia dorëzonte meçin në raundin e tretë

MMA: Izraeliti e quajti kundërshtarin afgan terrorist, u detyrua t’ia dorëzonte meçin në raundin e tretë

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në kuadër të sporteve luftarake, MMA, pasi shorti vuri përballë njëri-tjetrit një luftëtar izraelit me një afgan.

Luftëtari afgan arriti ta mposhte izraelitin nga i cili u ofendua duke u quajtur terrorist, gjatë përballjes së tyre në ring, përcjell Periskopi.

Izraeliti ishte i papërmbajtshëm në përballjet para meçit, në konferenca për shtyp dhe matje, kur edhe e quante rivalin e tij terrorist.

Por, brenda ringut, afgani mori hakun, duke e detyruar izraelitin që ta dorëzonte meçin në raundin e tretë.

Afgani Javid Basharat ka arritur kësisoj të fitonte edhe një kontratë me UFC, duke u ngritur kështu një nivel më lartë.

Oron Kahlon, i cili e quajti terrorist Javidin, u kritikua shumë edhe nga presidenti i UFC, White. /Periskopi/

Shpërndaje në: