Brazili publikon listën, Neymar e Coutinho në planet e Tite – Vinicius jashtë

Brazili publikon listën, Neymar e Coutinho në planet e Tite – Vinicius jashtë

Brazili do të vazhdojë kualifikueset për Katar 2022, gjatë muajit nëntor.

Për ndeshjet e nëntorit, trajneri Tite tashmë ka publikuar edhe listën me lojtarët e ftuar për këto ndeshje.

Në listën e Brazilit janë emra të mëdhenj si Neymar, Coutinho, Ederson, Jesus, Casemiro, Fabinho etj, përcjell Periskopi.

Por, befasia është Vinicius JR, i cili nuk ka fituar ftesën, përkundër paraqitjeve mjaft të mira, përfshirë atë në ‘El Clasico’.

Brazili do të ketë dy përballje mjaft të vështira këtë muaj.

Më 11 nëntor skuadra e Tite përballet me Kolumbinë, kurse më 16 nëntor me Argjentinën. /Periskopi/

Shpërndaje në: