Dybala-Juventus: Pritet rinovimi që mbanë argjentinasin deri në vitin 2026

Dybala-Juventus: Pritet rinovimi që mbanë argjentinasin deri në vitin 2026

Paulo Dybala duket se ka vendosur që të vazhdojë aventurën e tij me Juventus.

Ylli argjentinas, Paulo Dybala, shpeshherë është qendër e spekulimeve të shumta, kur merkatot afrojnë.

Por, Juventus dhe lojtari duket se do t’i vulosin të gjitha gjërat para merkatos së janarit, pasi mediet italiane raportojnë se është arritur marrëveshje për një kontratë të re, afatgjate, përcjell Periskopi.

Juve dhe Dybala pritet të nënshkruajnë kontratë që vlen deri në vitin 2026, pasi kjo aktualja skadon më 2022.

Dybala ishte disa herë afër largimit nga Juventus gjatë dy viteve të fundit, por tani duket se ka ndarë mendjen për më gjatë. /Periskopi/

Shpërndaje në: