Lokaj: I shokuar me ndarjen nga jeta të Nexhat Shoshit, humbje e madhe për futbollin kosovar

Lokaj: I shokuar me ndarjen nga jeta të Nexhat Shoshit, humbje e madhe për futbollin kosovar

Sot është ndarë nga jeta një kontribuues i madh në futbollin kosovar, Nexhat Shoshi.

Vdekja e Shoshit ka pikëlluar të gjithë adhuruesit e futbollit në Kosovë, të cilët e njohin kontributin e tij të pashoq për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

I pikëlluar me lajmin për vdekjen e Nexhat Shoshit është edhe Andin Lokaj, i cili e njeh atë si një person që edhe atomin e fundit e jepte për futbollin kosovar.

“Jam i shokuar me ndarjen nga jeta të një njeriu aq të madh si Nexhat Shoshi, ikja e tij nga kjo Botë është humbje e madhe për familjen e tij, por edhe për futbollin kosovar për të cilin e dha edhe atomin e fundit të forcës së tij, vepra e tij do të jetë e paharrueshme , e dhimbja është e thellë”, ka thënë Lokaj, përcjell Periskopi.

Nexhat Shoshi ishte përfaqësues i FFK-së në Gjermani dhe ishte urë lidhëse mes FFK e Federatës Gjermane të Futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: