FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Nexhat Shoshit

FFK me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Nexhat Shoshit

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Nexhat Shoshit.

Shoshi ishte një bashkëpunëtor i kahmotshëm i federatës kosovare të futbollit, duke ndihmuar shumë në procesin e ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

Më poshtë Periskopi ua përcjell telegramin e FFK.

Prishtinë, 29 tetor, 2021

E nderuara Familje Shoshi,

Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit tonë në Gjermani, Nexhat Shoshi, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe kishin miqësi me të, si dhe për institucionin tonë, të cilin e mbështeti në vazhdimësi në forma të ndryshme.

Nexhati, së bashku me familjen dhe miqtë e tij, ka dhënë një kontribut të çmuar për futbollin e Kosovës, si para ashtu edhe pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Ai ishte njeri i urtë, intelektual dhe me virtyte të larta humane e atdhetare dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat në botën e përjetshme!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së /Periskopi/

Shpërndaje në: