Guardiola për Xavin: Nuk kam dyshim, ai është gati për Barcën, ka më shumë përvojë sesa kisha unë

Guardiola për Xavin: Nuk kam dyshim, ai është gati për Barcën, ka më shumë përvojë sesa kisha unë

Edhe Pep Guardiola është përfshirë në spekulimet që e lidhin Xavi Hernandez me stolin e Barcelonës.

Guardiola ka shprehur besimin e plotë në spanjollin, duke thënë se ai është i gatshëm ta drejtojë Barcelonën.

Trajneri i Manchester City ka krahasuar situatën aktuale të Xavi me atë që ai ishte kur merrte drejtimin e Barcelonës.

“Nuk kam dyshime, ai është gati ta drejtojë Barcën. Ai e njeh mënyrën si funksionon futbolli dhe di ambientet e klubit, si dhe ka më shumë eksperiencë sesa kisha unë kur arrija në stol”, ka thënë Guardiola, transmeton Periskopi.

Xavi Hernandez ishte lojtar i Barcelonës kur Guardiola drejtonte skuadrën. Ai ishte nga pikat kyçe të formacionit dhe njihet mirë nga trajneri tani i Cityt. /Periskopi/

Shpërndaje në: