Laporta flet për Xavin: Kam referenca të mira për të, flasim shpesh

Laporta flet për Xavin: Kam referenca të mira për të, flasim shpesh

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta  ka dhënë disa komente lidhur me Xavi Hernandez.

Xavi flitet se do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës, dhe presidenti i katalanëve ka komente pozitive për të.

“Opinioni im për Xavi? Xavi është në një proces shumë interesant, duke evoluar mirë dhe kam referenca të mira për të”, ka thënë Laporta, transmeton Periskopi.

“Unë flas me të shumë shpesh, kam raporte të mira me të dhe e di opinionin e tij për skuadrën dhe çfarë ai mendon se duhet bërë”, shtoi presidenti.

Xavi Hernandez thuhet se do të zyrtarizohet si trajner gjatë pas datës 4 nëntor. Ai dëshiron që transferim të parë te Barcelona ta ketë Kingsley Coman. /Periskopi/

Shpërndaje në: